Njihuni me ekipin që po ndryshon mënyrën se si njerëzit jetojnë.
Ekipi ynë është i përkushtuar për të krijuar lidhje të rëndësishme, duke kapërcyer hendekët dhe duke afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin. Përmes inovacionit dhe bashkëpunimit, ne synojmë të krijojmë një ndikim në komunitetet që i shërbejmë.
Ekipi Ynë
Ardi Shita
Drejtor Ekzekutiv (CEO)
Ardi Shita është një bankier i suksesshëm investimesh me mbi 15 vjet përvojë në transaksione ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Shtetet e Bashkuara. Ai ka përfunduar me sukses mbi 3 miliardë dollarë marrëveshje, duke përfaqësuar klientë nga një gamë e gjerë industrive dhe shteteve Si themelues dhe partner menaxhues i Eagle Capital (ish SI), Z. Shita drejton një ekip ekspertësh bankarë dhe juristë që specializohen në banking, të drejtën e korporatave dhe Mergers and acquisitions (M&A), duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe inovative për të përmbushur nevojat e klientëve dhe partnerëve të tij. Përveç rolit të tij në Eagle Capital, Z. Shita shërben si një ekzekutiv kryesorë në CREDINS Bank dhe NOA. Si themelues dhe menaxher fondesh në Eagle Capital, ai fokusohet në zgjerimin e investimeve dhe nxitjen e inovacionit brenda sektorëve financiar, teknologjik dhe të pasurive të paluajtshme. Z. Shita është krenar që është i lidhur me Universitetin e New York-ut (NYU) Stern School of Business dhe është një alumni i Universitetit Karl Franzens në Austri.
Miranda Nuhiu
Drejtoreshë Ligjore (CLO) & Zëvendëse CEO
Miranda Nuhiu është një lidere e njohur në të drejtën tregtare, duke u fokusuar në sektorët financiar dhe të pasurive të paluajtshme. Me mbi një dekadë përvojë, ajo ka përfaqësuar institucione financiare të mëdha dhe investitorë ,në transaksione të rëndësishme në Kosovë, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara. Miranda shërben si një partnere e lartë në Eagle Capital Holdings, duke menaxhuar një portofol të gjerë të pasurive të paluajtshme në Kosovë dhe si anëtare bordi e NOA Financial, ajo ndihmon në formësimin e drejtimit strategjik të institucionit. Miranda është gjithashtu një avokate e fortë për diversitetin dhe është një kontribuese kryesore në programin e bursave të Familjes Shita në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Bashkim Ahmeti
Drejtor Financiar (CFO)
Bashkim Ahmeti është një Drejtor Financiar me përvojë të gjerë në menaxhimin e operacioneve financiare për organizata nderkombëtare. Ai është i specializuar në strategjinë financiare, menaxhimin e risk-ut dhe qeverisjen e korporatave, duke siguruar stabilitetin financiar afatgjatë dhe rritjen e bizneseve që ai mbikëqyr. Me një sfond të fortë në analizën financiare dhe menaxhimin e kapitalit, Bashkimi ka luajtur një rol kryesorë në nxitjen e iniciativave strategjike, optimizimin e performancës financiare dhe drejtimin e organizatave në periudhat e rritjes dhe tranzicionit.
Patrik Krasniqi
Drejtor i Marketingut (CMO)
Patrik Krasniqi është një specialist i marketing-ut dhe branding-ut me përvojë në marketingu digjital, dizajnin grafik dhe menaxhimin e fushatave. Diplomuar me nderime nga Universiteti i Yorkut me një BA në Studime të Biznesit, i specializuar në marketing. Patriku ka menaxhuar fushata reklamuese, ka kryer hulumtime të tregut dhe ka krijuar identitete të forta të markave për kompani. Puna e tij përfshinë role të ndryshme, si role marketingu në franshizat globale dhe role në brendim/marketing në OJQ, ku ai është angazhuar në krijimin dhe menagjimin e media-ve sociale, marrëdhëniet me publikun dhe optimizimin e fushatave.
Valon Sahiti
Drejtor i Operacioneve (COO)
Valon Sahiti është një Drejtor i Operacioneve me përvojë dhe një histori të suksesshme në menaxhimin e operacioneve në shkallë të gjerë të sektorëtve të transportit dhe të pasurive të paluajtshme. Ekspertiza e tij përfshin strategjinë operacionale, menaxhimin e logjistikës dhe efikasitetin organizativ, duke i mundësuar atij të mbikëqyrë projekte komplekse dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të tyre. Me fokus në optimizimin e performancës dhe nxitjen e rritjes, Valon ka drejtuar me sukses ekipe në zbatimin e përmirësimeve operacionale që rrisin produktivitetin dhe racionalizojnë proceset.
Visar Krasniqi
Drejtor i Shitjeve (CSO)
Visar Krasniqi është një menaxher i llogarive të shitjeve me përvojë dhe me një aftësi të fortë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët. Gjatë viteve, ai ka menaxhuar llogari kyçe, ka zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe ka nxitur rritjen e shitjeve për disa kompani, përfshirë NOVUS Consulting L.L.C. dhe Kujtesa Net L.L.C. Me ekspertizë në strategjinë e shitjeve, mbajtjen e klientëve dhe optimizimin e performancës, Visari ka luajtur një rol thelbësor në zgjidhjen e çështjeve të klientëve, identifikimin e mundësive të reja të biznesit dhe sigurimin e përmbushjes së objektivave të shitjeve. Përvoja e tij e larmishme përfshin gjithashtu role përkthimi dhe administrative me organizata ndërkombëtare si Northrop Grumman dhe WSP Group, ku ai fitoi aftësi të vlefshme në komunikim dhe mbështetje të projekteve. Visari ka një diplome në Administrim Biznesi Ndërkombëtar nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe është i aftë në gjuhe angleze, shqipe dhe serbishte.
Dëshironi të dini lajmet dhe përditësimet?
Regjistrohuni për buletinin tonë.